Ish-vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në GJKKO
Ish-drejtuesi i KESH, Erald Elezi, dhe ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli, janë paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të hetimeve për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Të dy ish-zyrtarët akuzohen për përfshirje në këtë procedurë, një çështje në të cilën është marrë e pandehur edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Në zhvillimet e fundit të kësaj dosjeje, më 18 maj, gjykata vendosi zgjatjen me tre muaj të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, duke vijuar kufizimet ndaj personave nën hetim.
Sipas burimeve nga hetimi, prova të rëndësishme janë siguruar nga këqyrja e telefonave të Ervis Berberit, ish-kreut të ARRSH dhe një prej personave të afërt me Ballukun. Mesazhet e zbuluara, sipas SPAK, hedhin dyshime se ka pasur ndërhyrje në paracaktimin e kompanive fituese, jo vetëm për tenderin e tunelit të Llogarasë, por edhe për lotet e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e secilit prej të përfshirëve dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore në këtë çështje të ndjeshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



