E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-zyrtari i FSHF, Arben Dervishaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. U burgos për aferën e inceneratorëve
Flash

Ish-zyrtari i FSHF, Arben Dervishaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. U burgos për aferën e inceneratorëve

Ish-zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, i cili ndodhet në qeli si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë.

Dervishaj ka mbajtur pozicionin e supervizorit të punimeve në inceneratorin e Fierit dhe i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs. Dervishaj pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u hetuar nën masën e sigurimit arrest në burg.

Ai kishte kërkuar disa herë ndryshim mase në dy shkallët e Gjykatës së Posaçme, por kërkesat e tij janë rrëzuar.

GJKKO pranoi më parë kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësor që do të përcaktonin rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo prapa hekurave. Mësohet se 3 mjekët ekspertë, u paraqitën më herët në gjykate, për të bërë vlerësimet e tyre.

Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj, zyrtari i FSHF-së, në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e ti ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e Dervishajt.

Ai ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët, pronarit të kompanive te Klodian Zotos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.