“Isha duke e pastruar”/ 48-vjeçari plagoset me armë zjarri në Tiranë

Një 48-vjeçar është paraqitur në spital i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.Sipas policisë, 48-vjeçari A.K., banues në Fresk, ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë.Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.“Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”-njofton policia.

Publikuar nga Publik Media