E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ursula von der Leyen bisedë telefonike me Trump: Kërkuam afat deri në korrik për të arritur një marrëveshje tregtare
Lajme

Ursula von der Leyen bisedë telefonike me Trump: Kërkuam afat deri në korrik për të arritur një marrëveshje tregtare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, ku ka kërkuar më shumë kohë, deri më 9 korrik, për të arritur një marrëveshje tregtare të favorshme.

Në një postim në rrjetet sociale, von der Leyen theksoi se komunikimi mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara ishte “i mirë” dhe se ky ishte një hap pozitiv në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve tregtare.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë marrëdhënien tregtare më të rëndësishme dhe më të ngushtë në botë. Evropa është e gatshme të përshpejtojë bisedimet shpejt dhe me vendosmëri,”shkruante ajo, duke shtuar se për të arritur një marrëveshje të mirë, “do të na duhet më shumë kohë deri më 9 korrik”.

ursula

Ky komunikim vjen pas njoftimit të Presidentit Trump, i cili kishte paralajmëruar më herët se do të vendosë tarifa të reja 50% për mallrat e Bashkimit Evropian duke nisur nga 1 qershori, duke theksuar se negociatat me udhëheqësit e BE-së kanë dështuar.

Trump e quajti të papranueshëm deficitin tregtar vjetor prej 250 milion dollarësh dhe bëri të qartë se nuk do të ketë tarifa shtesë për produktet që prodhohen në Shtetet e Bashkuara.

trump-ee

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.