Ishte duke notuar, turisti italian mbytet në plazhin e Zvërnecit

Një turist italian ka humbur jetën sot teksa po notonte në  det në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Screenshot_23

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është shtetasi italian me iniciale G.P, 87 vjeç.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Njoftimi

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi italian G. P., 87 vjeç.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Publikuar nga Publik Media