Italia përmbys rezultatin brenda 5 minutave dhe fiton pjesën e parë

Italia ka përmbysur shifrat në 2-1 brenda 5 minutave përballë Shqipërisë.

Vetëm 11 minuta pas golit të kuqezinjve, “Axurrët” arritën të tundin rrjetën e Tomas Strakoshës me anë të Bastonit.

Një krosim fantastik në zonë kapet bukur me kokë nga mbrojtësi Alesandro Bastoni, i cili me një goditje fantastike me kokë dërgoi topin në rrjetën e kuqezinjve.

Në minutën e 16, sulmet e vazhdueshme të italianëve sollën golin e dytë për “Axurrët”. Asani largoi topin në mënyrë të gabuar dhe Barela gjuajti në rrjetën e Strakoshës.

Kuqezinjve u mjaftuan vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Europës, duke nisur festën e “Shqiponjave”, në “Signal Iduna Park”.

Një aksion i magjishëm i kuqezinjve u finalizua më së miri nga “fantazisti”, Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një këndi i ngushtë mposhti portierin Donaruma.

Publikuar nga Publik Media