Izmira Ulqinaku:Kundër vendosjes së xhelatit në krye të Kuvendit
Kundër vendosjes së xhelatit në krye të Kuvendit…
Sot në mbështetje të protestës!
Caktimi i Gramoz Rucit në krye të Kuvendit të Shqipërisë, është më shumë se provokim!
Është një akt i ri agresioni ndaj viktimave të pafajshme të regjimit komunist, drejtperdrejt ndaj viktimave te 2 prillit!
Pas 27 vitesh risjell në krye të Parlamentit, Ministrin e Brendshëm të fundit që pati Diktatura Komuniste në Shqipëri, Gramoz Ruçin! Është ai që dha urdhër për ekzekutimin e 4 të rinjve, të cilët dhanë jetën për demokraci.
Ne sigurisht nuk kishim më shpresë që Edi Rama do ngrihej në nivelin për të denuar krimet e komunizmit!
Por ai shkoi shumë më larg…
Ai dekoroi xhelatin me postin më të lartë publik, duke e venë në krye të institucionit më të rëndësishëm kushtetues të vendit!
Sipas Edi Ramës, urdheruesi i vrasjes së 4 Dëshmorëve të 2 prillit është perfaqesuesi më i lartë, më i vyer i popullit…
Por ne e dimë, se kjo nuk është zgjedhja e popullit, e bashkëqytetarëve tanë të vuajtur!
Ky është produkt i mendjes kriminale, dhe aktivitetit kriminal me të cilin u blenë votat e u manipulua vullneti i qytetarëve!
Kjo është një mazhorancë e fryrë nga droga e dhunimi i zgjedhjeve, dhe sigurisht ka nisur numërimi mbrapsht për të…
…bashkë me të dhe e Edi Ramës, pinjollëve të komunistëve e xhelatëve të diktaturës!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Izmira Ulqinaku Mbesa e Nazmi Kryeziut, vrare me 2 prill ne Shkoder, eshte sot deputete. Ajo flet per ndjesine e te qenit ne nje salle me njeriun qe u akuzua per vrasjen e te afermit.


