Izraeli nis sulme masive në Gaza

Hamasi kërcënon: Po dënoni me vdekje robërit që nuk ua kemi dorëzuar ende!

Hamasi ka reaguar pas sulmeve izraelite të nisura mëngjesin e sotëm në Gaza, sulme që sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës u kanë marrë jetën 220 personave, por që mediat raportojnë se numri ka shkuar deri në 300.

Izzat al-Risheq, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, thotë se Izraeli po sakrifikon jetën e robërve të tij të mbetur në Palestinë.

“Vendimi i Netanyahut për t’u kthyer në luftë është një vendim për të sakrifikuar të burgosurit dhe një dënim me vdekje kundër tyre. Armiku nuk do të arrijë me luftë dhe shkatërrim atë që ka dështuar të arrijë përmes negociatave,” tha al-Rishek në një deklaratë të shpërndarë nga CNN.

Grupi palestinez u ka bërë thirrje njerëzve të kombeve arabe dhe islamike dhe “njerëzve të lirë të botës” që të dalin në rrugë në shenjë proteste ndaj sulmit shkatërrues të Izraelit në Gaza.

Hamasi u bëri thirrje njerëzve në mbarë botën që të ngrenë “zërin e tyre në kundërshtimin e rifillimit të luftës sioniste të shfarosjes kundër popullit tonë në Rripin e Gazës”.

Publikuar nga Publik Media