E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Jemi nga Guardia Di Finanza”, kapet mjeti i dyshimtë në Durrës
Lajme

“Jemi nga Guardia Di Finanza”, kapet mjeti i dyshimtë në Durrës

Një automjet që vinte nga Ancona drejt Durrësit u ndalua nga Policia e Kufirit pasi brenda tij u gjetën pajisje që dyshohen për përdorim në qëllime përgjuese.

Tre personat në automjet janë shtetas italianë, dy prej të cilëve rezultuan zyrtarë të Guardia di Finanzës, ndërsa i treti nuk kishte lidhje me ndonjë institucion zyrtar.

Të tre janë marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare dhe më pas janë kthyer në Itali. Ende nuk ka të dhëna nëse pajisjet e sekuestruara janë përdorur për përgjime.

Sipas raportimeve, trageti që transportonte automjetin ka mbërritur në portin e Durrësit rreth orës 23:00 dhe ishte planifikuar të kthehej drejt Italisë në orën 07:00 të mëngjesit.

Ngjarja ngre pyetje mbi kontrollin e pajisjeve të sofistikuara të mbikëqyrjes që kalojnë kufirin dhe mbi masat e marra ndaj personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.