E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Jemi shumë shumë lart”, detajet nga takimet Agasi-Karçanaj-Beqiri
Lajme

“Jemi shumë shumë lart”, detajet nga takimet Agasi-Karçanaj-Beqiri

Zyra e biznesmenit, si një “Big Brother”

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore ku janë regjistruar bisedat mes Ergys Agasit, Ermal Beqiraj dhe Mirlinda Karçanaj.

Regjistrimet janë bërë me kamera të vendosura në zyrën e Agasit dhe janë të lidhura gjithashtu me telefonin e tij. Videot, të ruajtura nga vetë Agasi, përmbajnë pamje filmike dhe dokumentojnë dhjetëra takime të tjera.

Pjesë nga bisedat e regjistruara:

  • Ermal Beqiri: “Informacioni është një gjë shumë më e madhe se numrat.”

  • Ergys Agasi: “Ueee.”

  • Beqiri: “Ça me i bo atij…”

  • Agasi: “Nuk e diskuto fare mo burrë, tani jemi goxha shumë shumë lart.”

Në një tjetër bisedë, Agasi diskuton për kallëzimin penal:

“E ke bërë gati kallëzimin penal për Nardin se ka nxjerrë sekret shtetëror. Filloi pastaj e pa situatën si shkoi, filloi prap jo Nardi kshu jo ashtu, filloi t’u shpjegu.”

Pas këtyre diskutimeve, Mirlinda Karçanaj largohet nga zyra.

Regjistrimet e siguruara nga dosja hetimore hetojnë sjellje të dyshuara dhe tregojnë rrjedhën e informacioneve dhe vendimeve që lidhen me çështje sensitive, duke shtuar elemente të rëndësishme për hetimin e autoriteteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.