E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jep dorëheqjen Dallëndyshe Bici, nga presioni i Ramës te videot e Agasit
Lajme

Jep dorëheqjen Dallëndyshe Bici, nga presioni i Ramës te videot e Agasit

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra, mes zhvillimeve të fundit politike dhe hetimore që lidhen me emrin e saj.

Burime për Publik.al bëjnë me dije se dorëheqja ishte kërkuar rreth një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa procesi është shtyrë deri në këtë moment për arsye të brendshme institucionale.

Sipas të njëjtave burimeve, ndaj Bicit ekziston një dosje e hapur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila ndodhet ende në fazë verifikimi dhe nuk ka pasur deri tani një komunikim zyrtar nga organi i akuzës.

Ndërkohë, emri i saj është përmendur së fundmi edhe në kontekstin e disa videove me përmbajtje intime, të cilat dyshohet se lidhen me shtetasin Ergys Agasi. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar mbi autenticitetin e këtyre materialeve apo mbi përfshirjen konkrete të personave të përmendur.

Institucionet përkatëse nuk kanë reaguar publikisht deri në këto momente, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë sqarime zyrtare lidhur me dorëheqjen dhe zhvillimet e tjera që lidhen me këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.