Jep dorëheqjen, hajvan! Mjaft e dogje dhe e shkatërrove Tiranën.
Nga Ilir Levonja/ Ti dhe gjithkush je i zëvendësueshëm dhe kaq. Kokëderrësia jote po e shpie vendin në një përplasje civile dhe kaos social. Në vend që të zbythesh, poston video mbi rrënoja pa skuqje a turp, pa pikë morali, kërkon të bësh edhe sfiduesin. Nuk ke asnjë lidhje me realitetin.

Ata që ke përqark janë më budallenj se ty dhe nuk po kuptojnë aspak se çfarë po ndodh. Kushedi të llapin në vesh idiotësira nga ato që do ti të dëgjosh, jo realitetin. Ata që po marshojnë, po djegin, po thyejnë, kanë një maraz social, pavarësisht origjinës së bindjeve; janë në masë të madhe e ardhmja. Koha e moralit politik mbaroi, madje duket tmerrësisht bajate nga goja e një njeriu që qeveris prej vitit 1998.
Jep dorëheqjen urgjentisht! Dje, gjithë ditën, rrjetet e informimit në botë u shqyen me pamjet brutale se si një grup policësh tërhiqnin zvarrë një djalë me gjymtyrë të thyer, kjo falë kokëderrësisë tënde. Sot mund të shqyhen rishtas, po kësaj radhe duke të tërhequr ty zvarrë brenda në kazan plehrash, dhe ti e meriton. E ka të nevojshme e ardhmja politike e vendit, pasi Zot nuk është ai që mender fiton një mut palë zgjedhjesh, por sovrani. Atij i përulemi!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



