Jep dorëheqjen Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Ministrja Evis Sala ka vendosur të tërhiqet nga detyra e saj në kabinetin qeveritar, sipas burimeve të sigurta pranë zhvillimeve të fundit politike.
Mësohet se dorëheqja e saj është depozituar tashmë, ndërsa mbetet vetëm zyrtarizimi i vendimit dhe një reagim institucional që pritet të sqarojë më tej këtë lëvizje në nivel qeveritar.
Deri në këto momente, nuk ka një shpjegim publik mbi arsyet që çuan në largimin e saj, duke lënë hapësirë për spekulime mbi prapaskenat e këtij vendimi. Në orët në vijim pritet të dalin në dritë më shumë detaje lidhur me rrethanat që çuan në këtë dorëheqje, si dhe hapat që do të ndërmerren për zëvendësimin e saj në qeveri.
Zhvillime të reja priten së shpejti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


