E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ju sakatoj po më dolët kundër!
Lajme

Ju sakatoj po më dolët kundër!

Ndër informacionet e pakta që dalin nga Koreja e Veriut, është edhe një ngjarje që tregohet si një shaka që portretizon regjimin.

Kim Jong Un shkon në një universitet për bashkëbisedim dhe, pasi flet për dy orë mbi sukseset e udhëheqjes së tij, kërkon pyetje nga studentët. Pas disa pyetjeve servile vjen një e papritur. Një student e pyet pse dyqanet janë bosh, pse vitrinat mbushen me produkte plastike dhe pse vendi është më i varfër se Koreja e Jugut. Diktatori qeshi, u kollit dhe kërkoi pesë minuta pushim.

Pas pushimit kërkoi pyetje të tjera. Studenti i radhës e pyeti: pse dyqanet janë bosh, pse vitrinat mbushen me produkte plastike, pse vendi është më i varfër se Koreja e Jugut dhe, e fundit, ku përfundoi studenti që pyeti para tij.

Edi Rama sot u soll njësoj si Kim Jong Un me gazetaren Ambrozia Meta dhe më pas me gazetarin Isa Myzyraj, i cili tentoi të ngrihej në këmbë pasi u përjashtua përjetë kolegia e tij. Të tjerët reaguan sipas interesave të pronarëve të shpallur investitorë strategjikë.

Përveç Niko Peleshit, që ka mbajtur shënime, Edi Rama u tregoi të gjithëve se çfarë do të thotë kërcënimi: “ju sakatoj po më dolët kundër.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.