E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Julian Deda ironizon PD-në pas kandidimit të Florjan Binajt
Flash

Julian Deda ironizon PD-në pas kandidimit të Florjan Binajt

Dikur ishte tmerr të kandidonte një aktor humori,sot u bë fakt!

Publik.al | 8 Tetor 2025

Duket se mes humoristëve të estradës shqiptare ka plasur “lufta e brendshme” për fronin e opozitës në Tiranë. Pas vendimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për të kandiduar aktorin Florjan Binaj përballë ministrës Ogerta Manastirliu, kolegu i tij i skenës, Julian Deda, ka shpërthyer në një reagim ironik dhe plot thumbime ndaj Partisë Demokratike.

“Thyerje tabush në PD, e cila ka vendosur të mbështesë një aktor humori në garën për bashkinë e Tiranës,” shkruan Deda, duke kujtuar me sarkazëm se në vitin 2023 ai vetë ishte refuzuar nga strukturat e PD-së me justifikimin se “nuk do shkojmë në bashki për gallatë”.

Sipas Dedës, kjo tregon një ndryshim të madh të mentalitetit në opozitë:

“Sot po bëhet fakt diçka që para dy vitesh ishte e tmerrshme të ndodhte. Progres i madh, komplimente PD-së.”

Në fund të reagimit, Deda hedh një tjetër kunjë ndaj drejtuesve demokratë, duke shtuar se shpreson që mbështetja ndaj Binajt të mos jetë e rreme, por reale, që “të mos përfundojë e djegur edhe një figurë tjetër e mirë, si shumë të tjera më parë”.

Reagimi i Dedës ka ndezur debat në rrjetet sociale, ku një pjesë e ndjekësve e lexojnë si kritikë të hapur ndaj hipokrizisë politike brenda opozitës, ndërsa të tjerë e shohin si garë për protagonizëm midis dy figurave të njohura të humorit shqiptar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.