Juventusi i shpëton humbjes në shtëpi

Juventusi ka shpëtuar nga një humbje në shtëpi, teksa ka ruajtur pathyeshmërinë në Serinë A në këtë edicion falë një goli në minutën e 92-të.

Përballë ish-skuadrës së trajnerit të juventinëve, gjithçka nisi keq për bardhezinjtë, që shpëtoi fillimisht nga shtylla, e më pas u ndëshkua nga goli i Ndoj.

Vetë Tiago Motën nuk e mbanin nervat gjatë gjithë ndeshjes dhe ai u ndëshkua me karton të kuq në startin e pjesës së dytë, teksa më pas pa nga tribuna se si ekipi i tij pësoi edhe golin e dytë nga Pobega.

Nga tribunat nisën kontestimet e tifozëve dhe kjo solli një reagim nga bardhezinjtë, të cilët shkurtuan diferencën me Kopmainers.

Me aktivizimin e emrave si Jilldiz, Turam, Savona e Mbangula, bardhezinjtë shtynë përpara dhe në shtesë gjetën barazimin e Mbangula.

Një barazim që shmang humbjen. por që sheh edhe më shumë kreun e renditjes t’i largohet, duke vënë në rrezik edhe pjesëmarrjen në Champions në situatën aktuale.

Publikuar nga Publik Media