E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Kam pritur 9 muaj për 9 minuta’, Veliaj sulmon socialistët: Fali o Zot
Lajme

‘Kam pritur 9 muaj për 9 minuta’, Veliaj sulmon socialistët: Fali o Zot

Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur sot në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij.

Veliaj u ndal veçanërisht te roli i anëtarëve socialistë në vendimin që sipas tij përbën fyerynë më të rëndë të jetës së tij publike:

“Dhe kur beson se ke dhënë gjithçka për këtë mandat, vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra, dhe citoj: ‘mos prezenca në detyrë për më shumë se 3 muaj’. Nuk kishte se si të më fyenin më rëndë se kaq. Ka qenë fyerja më e rëndë e jetës time publike, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kushdo tjetër. Zoti i faltë. Lutem çdo natë për ta dhe i them: Zot fali se nuk dinë çfarë kanë bërë me atë vendim,” tha ai.

Veliaj gjithashtu kritikoi trajtimin e tij gjatë periudhës së paraburgimit, duke përshkruar shkelje të të drejtave themelore dhe përçmim ndaj votës së qytetarëve:

“Kam pritur 9 muaj për 9 minuta, beteja vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese. Kam sot më shumë policë në Gjykatën Kushtetuese sesa avokatë. Kam përjetuar periudhë të gjatë të mbushur me shkelje të të drejtave themelore dhe denigrim. Është një përçmim, një neveri ndaj votës. Përçmimi ndaj saj është përçmim ndaj forcës që qytetarët japin për të drejtuar republikën në emër të tyre.”

Ai e përfundoi fjalën duke nënvizuar se qëndrimi i tij nuk është vetëm mbrojtje personale, por një betejë për demokracinë dhe mandatin e qytetarëve:

“Jam këtu para jush si kryetar i Bashkisë së Tiranës, me të drejtën që më kanë dhënë 116 mijë vota. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten, sepse nuk kam kryer asnjë shkelje. Por a mund ta mbrojmë së bashku demokracinë?”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.