E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamioni përfundon në bregdetin e Vlorës, plagoset rëndë shoferi
Flash

Kamioni përfundon në bregdetin e Vlorës, plagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, pranë vendit të njohur si Kalaja, në Ujin e Ftohtë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, si pasojë e shpejtësisë së lartë ose për shkak të një problemi teknik në sistemin e frenimit. Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende objekt hetimi.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionit, Përparim Kapaj, 62 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për sigurimin e zonës dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.