E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidate per deputete, jane  gjithsej 980
Publik News

Kandidate per deputete, jane gjithsej 980

Shqipëria një vend  i vogel, me 980  kandidate për deputete. Të gjithë duan të bëhen me patjeter deputetë. Ka nga ata që janë shitur si gjë e gjallë. Nga partitë  dëm të madh ka qenë PR-ja e Mediut  e cila në fund të legjislaturës  i ka mbetur vetëm Fatmir Mediu, . Ka ikur i famshmi Luan Dushi i cili nga PR iku tek LSI dhe nga  LSI iku tek PS në qarkun e  Elbasanit.  Agron Duka nga PR , iku tek  PAA . Ylli  Shehu nga PR iku tek LSI . Gjovalin  Kadeli , nga PS iku tek PD u be deputet me listat e PD-se  dhe iku tek LSI. Markata e deputetëve është një shitblerje tipike shqiptare, klienteliste, shpeshherë nepotike. Terreni shqiptar është i paimagjinueshëm  në politike  puro të inkriminuar. Në këtë vend kanë humbur parimet bazë të jetës, është sfumuar sisitemi i vlerave në shoqëri. Tempulli i ligjeve dhe i demokracisë është zëvëndësuar më nivelin e halabakut te lagjes, zones, mëhallës, cubit të krahinës,  të cilët përpara i besojnë shprehjes : “Ti pres veshët” se zotit, librit dhe sistemit shekullor te vlerave demokratike.  Kaq shume duan vendin apo sallen e Kuvendit.? Po e duan. E duan  sepse  duke parë që parlamenti dhe ajo sallë janë si Pazari i Roskovecit , duke patur dhe 5 lekë të pista me vete  980 kandidatët duke bërë përjashtime  do të strapacohen plot dallavere  për gjetur një mënyrë që të marrin kush më shumë e kush më pak ndonjë votë në masën e madhe  të varfërisë rurale  te popullit tonë. Do ta shtrydhin  të varfërin duke i tundur  thesin e miellit… Të mos flasim pastaj  tek skalionet e të punësuarve në shtet apo privat. Prandaj ky stan dihet bulmetin që do sjellë nesër në atë sallë, qoftë bulmet jugu, labërie, myzeqeje, bulmet veriu…. Edhe nëse ka prurje mjalti me siguri bletët  do të kenë kullotur në pak canabis sativa. Më e pakta  çfarë ne duhet të kërkojmë është 980 kandidatë që dalin live ne media të deklarojnë financimet e dukshme se ato të padukshmet as djalli nuk i gjen dot në Shqipëri.
Regjistruar në këto zgjedhje  7 parti me nga 140 copë kandidatë për deputetë  bëjnë plot 980 kandidatë për deputetë.

P.s. ndjesë per emrat e  deputetëve që janë transferuar por do ketë një sudim te veçantë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.