E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaos dhe trafik, kthimi i emigrantëve ‘paralizon’ Elbasanin
Lajme

Kaos dhe trafik, kthimi i emigrantëve ‘paralizon’ Elbasanin

Trafiku në Unazën e Elbasanit është shndërruar në një makth të vërtetë çdo fundjavë, por situata bëhet edhe më e rënduar në prag të festave të fundvitit, kur emigrantët kthehen masivisht në vendlindje dhe fluksi i mjeteve rritet ndjeshëm.

Mungesa e infrastrukturës rrugore të përshtatshme për të përballuar këtë ngarkesë, veçanërisht mungesa e ByPass-it në rastin e Elbasanit, si dhe mungesa e rrugëve dytësore që do të shërbenin për lidhjen e fshatrave përreth, e bën lëvizjen gjithnjë e më problematike dhe qytetin të paralizuar për orë të tëra.

Në unazën jugore të Elbasanit përqendrohet një fluks i madh mjetesh: automjetet e dhjetëra fshatrave përreth, mjetet që kanë drejtim Cërrikun dhe Gramshin, si dhe i gjithë trafiku që përshkon aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë. Kjo nyje rrugore mbart një peshë të jashtëzakonshme qarkullimi, pa pasur kapacitetin e nevojshëm për ta përballuar.

Vetëm aksi Elbasan–Qafë Thanë përllogaritet të përshkohet nga mbi 15 mijë mjete në ditë, pasi është një rrugë strategjike që lidh juglindjen e vendit me kryeqytetin, portin e Durrësit, si dhe pikat doganore të Qafë Thanës dhe Kapshticës. Kjo e bën Unazën e Elbasanit një nga pikat më problematike të trafikut, sidomos në periudhat festive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.