E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaos edhe në Durrës, ndizet zjarr para bashkisë
Flash

Kaos edhe në Durrës, ndizet zjarr para bashkisë

Protestat e të rinjve janë shtrirë edhe në Durrës dhe Elbasan, ku gjimnazistë dhe studentë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë në shenjë revolte dhe solidariteti me protestat e zhvilluara ditët e fundit kundër qeverisë.

Protesta para bashkisë në Durrës

Në Durrës, të rinjtë janë mbledhur përpara godinës së Bashkisë, ku kanë ndezur zjarr. Forcat e Policisë kanë qenë të pranishme në zonë. Protesta vjen në një moment kur mobilizimi i studentëve dhe gjimnazistëve po përhapet në disa qytete të vendit.

Gjimnazistët marshojnë në Elbasan

Edhe në Elbasan, një numër i madh gjimnazistësh kanë braktisur mësimin dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit. Gjatë tubimit, ata u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve që t’u bashkohen protestave dhe të mbështesin kauzën e studentëve.

Tensione në Elbasan, policia shoqëron tre të rinj

Protesta në Elbasan është shoqëruar me tensione dhe, sipas raportimeve, edhe me akte shkatërrimi. Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar tre të rinj.

Pas shoqërimit të tyre, qytetarë janë mbledhur përpara komisariatit të Policisë në Elbasan, në një zhvillim që ka shtuar më tej tensionet rreth protestës.

Sipas raportimeve, tubimi ishte nxitur edhe nga thirrje të shpërndara në rrjetet sociale, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë mobilizimin e të rinjve dhe mbështetjen e protestave kundër qeverisë.

Protestat përhapen në disa qytete

Dalja e gjimnazistëve në Durrës dhe Elbasan vjen pas tubimeve të zhvilluara në Tiranë, Korçë dhe Shkodër. Bojkoti i mësimit dhe marshimet e nxënësve po e zgjerojnë përmasën e protestave, duke përfshirë gjithnjë e më shumë të rinj në qytete të ndryshme të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.