E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katastrofa mjedisore/ Furrat e gëlqeres punojnë me kapacitet të plotë, në shkelje të plotë të ligjit
Publik News

Katastrofa mjedisore/ Furrat e gëlqeres punojnë me kapacitet të plotë, në shkelje të plotë të ligjit

Në vitin 2014, Kryeministri Edi Rama premtonte në Krujë mbylljen e gropave të gëlqeres dhe kthimin e pyllit si pasuri kombëtare. Po kështu ministri i Mjedisit, Lefter Koka shprehej se furrat e gëlqeres janë një burim ndotjeje për zonën dhe më gjerë.

Nga një vëzhgim i ditëve të fundit rezulton se aktiviteti ilegal vijon normalisht, nën hundën e Inspektoriatit të Mjedisit. Edhe nga Mali i Dajtit efektet e ndotjes janë të dukshme.

Pas interesimit të emisionit “STOP”, Inspektoriati i Mjedisit u mjaftua të premtojë se do të itensifikojë inspektimet në terren në bashkëpunim me IKMT dhe Policinë e Shtetit.

“Rikthimin në normalitet të malit të Skënderbeut e kemi detyrim kombëtar dhe do ta bëjmë me patjetër. Pas fazës së mbjelljeve të fidanëve në rrafshina, duhet të bëjmë edhe hidrombjelljet, në mënyrë që të mbyllim plagën që na e sheh gjithë bota sa zbret në aeroportin Nënë Tereza. Ndërkohë do të vazhdojmë me mbylljen e të gjithë guroreve absolutisht! Asnjë gurore nuk duhet të nxjerrë më gurë nga ky mal, është e patolerueshme.”

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka ngritur problematikën e gropave gëlqerore, të cilat sipas Kryeministrit do të mbyllen dhe për personat që abuzojnë me to do të merren masa në Kodin Penal.

Por nga një vëzhgim i kryer nga emisioni “STOP” rezulton se ky aktivitet i paligjshëm vazhdon dhe zhvillohet në oborret e shtëpive të banorëve të Krujës dhe Fushë-Krujës dhe mendohet se janë rreth 109 gropa gëlqerore, të cilat nuk janë konstatuar nga Inspektoriati i Mjedisit. Prodhimi i gëlqeres bëhet me materiale të ndryshme, kryesisht nga goma të përdorura, të cilat lëshojnë tym dhe gazra kancerogjene.

Gjithashtu Mali i Dajtit ka një ndotje atmosferike tepër të lartë, e cila shkaktohet nga numri i madh i automjeteve dhe cilësia e dobët e karburantit, mungesa e hapësirave të gjelbërta, si dhe nga furrat e gëlqeres në Fushë-Krujë dhe Krujë, që lëshojnë helme kancerogjene.

Gazetarja i drejtohet Ministrisë së Mjedisit për të pyetur rreth këtij aktivititeti ilegal, që zhvillohet nën hundën e Inspektoriatit të Mjedisit, por përgjigjia që mori ishte se do të dërgohej grupi i inspektoratit për të verifikuar denonincimin e bërë nga emisioni “STOP”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.