Kemi dy Shqipëri, një në bulevard, tjetra në Dhërmi
Dy palë Shqipëri. Dy palë rini, të hutojnë me kundërshtinë e tyre.
Energji e njëjtë. Interes i kundërt.
Mahmut Orhan, një DJ turk, mblodhi një turmë me 2000 njerëz në bregun e shtrenjtë të Drymades.
Në të njëjtën mbrëmje, në të 77-in rresht, 2000 revolucionarët e pareshtur të protestës marshuan përsëri.
Ata në Dhërmi kërcyen, dëfryen dhe harxhuan miliona për të humbur mbrëmjen.
Të tjerët në Tiranë brohoritën, marshuan dhe shtuan një ditë më shumë në kalendarin e fitores.
Rinia e Dhërmiut shurdhohej në një mbrëmje me paratë e korrupsionit…
Aq sa i duhet të fitojë në dy-tre muaj apo pesë muaj punë rinia e revolucionit…!
15 mijë euro harxhoi një argëtues VIP në Dhërmi.
15 km rrugë bëri një protestues “VIP”, vajtje-ardhje në këmbë nga Lapraka për në Bashki… Kryeministri.
Kemi dy Shqipëri, dy rini.
Një e Orhanit, tjetra e Vatanit!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



