E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Keqardhje apo pazar? Heshtja e pazakontë e opozitës për Ballukun
Lajme

Keqardhje apo pazar? Heshtja e pazakontë e opozitës për Ballukun

Sot, heshtja e opozitës pas masave të sigurimit ndaj Belinda Ballukut, është më e çuditshme se çdo deklaratë që ata mund të kishin bërë. Ndërkohë që një ngjarje e madhe, e shumëpritur nga opinioni publik, më në fund mori një reagim nga drejtësia, PD-ja vendosi të mbyllet në vetvete, pa asnjë fjalë, pa konferencë shtypi, pa asnjë qëndrim zyrtar.

Dhe kjo është shumë domethënëse.

Sepse kujtesa funksionon, për Veliajn, për Ahmetajn, madje edhe për çështje të vogla si “dy arkat e peshkut”, opozita reagonte menjëherë. Shohnim konferenca, deklarata, madje edhe “urime” për drejtësinë që “më në fund veproi”. Ndërsa sot, për një prej figurave më të larta të qeverisë, për një ministre që është përmendur shpesh për mënyrën problematike të menaxhimit të projekteve publike, PD-ja zgjedh heshtjen totale.

Kjo të bën të pyesësh:

– Mos ka ndonjë pakënaqësi të brendshme me SPAK?
– Mos janë të kënaqur me këtë situatë?
– Mos ndoshta ka diçka që publiku nuk e di?
– Apo thjesht jemi përballë një opozite që nuk di çfarë të thotë?

Në çdo rast, kjo heshtje i ekspozon si të pasigurt dhe të pavendosur.

Ndërkohë, e vetmja gjë që kanë paralajmëruar është “Foltorja 2” të hënën para Kryeministrisë. Tani mbetet të shohim nëse do të jetë një protestë serioze e e organizuar, apo një tjetër tubim që shuhet pa lënë gjurmë, si shumë të fundit.

Dhe këtu lind kontradikta më e madhe, në njërën anë thonë “s’i njohim zgjedhjet”, në anën tjetër hyjnë rregullisht në Parlament; thonë “nuk ka zgjedhje me Ramën”, pastaj marrin pjesë në çdo garë. Pikërisht këto kontradikta e bëjnë heshtjen e sotme edhe më të pakuptueshme.

Sot PD kishte të gjitha arsyet të fliste, politikisht dhe moralisht. Por zgjodhi të mos thotë asgjë.

Dhe ndonjëherë, heshtja flet shumë më fort se çdo deklaratë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.