E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcet arma në Durrës, 10 persona shoqërohen në polici
Lajme

Kërcet arma në Durrës, 10 persona shoqërohen në polici

Një konflikt mes disa familjeve ka shkaktuar tension mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 15 në Durrës, ku gjatë përplasjes dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, një person ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të plagosur.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit, si dhe për të identifikuar personin që dyshohet se ka qëlluar me armë.

Në kuadër të veprimeve të para hetimore, 10 persona janë shoqëruar në polici, ku po merren në pyetje për përplasjen dhe rolin që kanë pasur në ngjarje.

Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në konfliktin mes familjeve dhe as identiteti i personit që dyshohet se përdori armën.

Policia vijon hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet që dëshmitë e personave të shoqëruar dhe veprimet e tjera hetimore të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.