E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcet arma në Gjakovë, vdes një person, një tjetër i plagosur
Lajme

Kërcet arma në Gjakovë, vdes një person, një tjetër i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Dy persona meshkuj, të moshës madhore, u qëlluan me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje.

Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se viktima u shpall e vdekur nga ekipi mjekësor që mbërriti në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar menjëherë pas të shtënave dhe aktualisht është në arrati. Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet për motivet e konfliktit vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.