E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcet thika mes nxënësve, 13-vjeçari plagos me thikë 15-vjeçarin
Flash

Kërcet thika mes nxënësve, 13-vjeçari plagos me thikë 15-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një shkollë jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3 të Sarandës. Rreth orës 10:00, një nxënës 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës një të mitur tjetër, 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Viktima ndodhet në spital dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë nisur menjëherë hetimet, duke punuar për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet bëjnë apel për qetësi dhe bashkëpunim nga komuniteti lokal, ndërsa hetimet vazhdojnë intensivisht.

Njoftimi i policisë:

Sarandë, paraprak/ Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.