Kryetari i bashkisë Kukës Halili, shkarkon masivisht administratën
📍 Kukës, 10 Korrik 2025
Bashkia e Kukësit ka ndërmarrë një sërë masash drastike pas analizës gjashtëmujore të performancës së institucionit për periudhën Janar–Qershor 2025.
Në përfundim të mbledhjes së mbajtur më 10 korrik, Kryetari i Bashkisë vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative si dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë, me argumentin se nuk kanë përmbushur objektivat e përcaktuara dhe kanë treguar mungesë efektiviteti në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Sipas njoftimit zyrtar, fokusi i administratës vendore do të vijojë në drejtim të përmirësimit të treguesve të performancës në sektorët ku janë konstatuar problematika, dhe me një vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve publike.
Ky vendim vjen në një kohë kur Bashkia Kukës është përballur me kritika për ngadalësi në implementimin e projekteve infrastrukturore, menaxhimin e mbetjeve dhe aksesin e kufizuar të qytetarëve në shërbime digjitale.
Në javët në vijim pritet të shpallen emrat e rinj që do të zëvendësojnë pozicionet e liruara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



