E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kirurgu në Korçë arrestohet për ngacmim seksual
Lajme

Kirurgu në Korçë arrestohet për ngacmim seksual

Denoncimi i 21 vjeçares: Më preku në pjesët intime

Një mjek kirurg është arrestuar në Korçë pas kallëzimit të një vajze 21-vjeçare, e cila e akuzon për ngacmim seksual gjatë trajtimit në spital.

Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte paraqitur në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta të barkut dhe të vjellave. Pas ekzaminimeve, mjekët kishin vendosur që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.

Në dëshminë e saj, 21-vjeçarja ka deklaruar se kirurgu 72-vjeçar, i identifikuar si N. Nunka, e ka prekur në pjesë intime nën pretendimin e kryerjes së kontrollit mjekësor.

Pas marrjes së kallëzimit nga Policia e Korçës, është bërë shoqërimi dhe më pas arrestimi i mjekut të dyshuar.

Aktualisht, 21-vjeçarja vijon të jetë e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

Në ditët në vijim pritet që kirurgu të dalë përpara gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, ku do të vendoset mbi fatin e tij ligjor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.