E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishte tre kate pa leje, konfiskohet pallati në Tiranë
Lajme

Kishte tre kate pa leje, konfiskohet pallati në Tiranë

Një objekt banimi dhe shërbimi në rrugën “Llukë Kaçaj”, në Njësinë Administrative nr. 4 në Tiranë, është konfiskuar për interes publik pasi u konstatuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi lidhur me ndërtimin dhe përdorimin e tij.

Aksioni është ndërmarrë nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Monitorimit dhe Zbatueshmërisë së Lejeve të Ndërtimit pranë Bashkisë së Tiranës. Gjatë verifikimeve rezultoi se objekti ishte ndërtuar përtej lejes së miratuar, duke shtuar në mënyrë të paligjshme katet e 10-të dhe të 11-të në një godinë të lejuar si 9-katëshe, si dhe një pjesë të katit të 12-të.

Autoritetet konstatuan gjithashtu se godina ishte vënë në përdorim pa u pajisur me certifikatën përkatëse, një tjetër shkelje e rëndë që rëndon situatën ligjore të objektit.

Sipas raportimeve nga terreni, bëhet fjalë për një pallat ende të papërfunduar, në të cilin deri më tani nuk ka banorë. Ndërtimi ka nisur fillimisht nga Mirsim Jella, i cili nuk ka arritur ta përfundojë për shkak të vështirësive financiare, ndërsa më pas punimet janë vijuar nga Adriatik Shtëmbari. Shkeljet janë evidentuar gjatë kontrolleve të përbashkëta të policisë dhe IMT-së.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën të ditur se tejkalimi i lejes së ndërtimit ka qenë mbi pragun ligjor prej 10%, të përcaktuar nga Akti Normativ nr. 8, datë 01.10.2025, çka ka çuar në vendimin për konfiskim në interes publik.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve, ndërsa strukturat e Policisë Kriminale dhe Komisariati nr. 4 në Tiranë kanë dërguar edhe më herët referime për shkeljet e konstatuara në këtë objekt.

Policia e Shtetit thekson se mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse për kontrollin e territorit, me synim goditjen e ndërtimeve të paligjshme dhe mbrojtjen e interesit publik.

NJOFTIMI I POLICISE

Konfiskohet për interes publik, objekt banimi dhe shërbimi në rrugën “Llukë Kaçaj”, ndërtuar dhe përdorur në kundërshtim me ligjin. Si rezultat i një aksioni të përbashkët ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Monitorimit dhe Zbatueshmërisë së Lejeve të Ndërtimit, ndërmarrë në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të interesit publik, është konfiskuar për interes publik, objekt banimi dhe shërbimi, në rrugën “Llukë Kaçaj”, Njësia Administrative Nr. 4, Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, kati i 10 dhe i 11 i objektit 9-katësh dhe një pjesë e katit të 12 të tij.

 

Gjithashtu, u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi. Referuar Aktit Normativ Nr. 8, datë 01.10.2025, tejkalimi rezultoi mbi pragun ligjor 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, kanë referuar disa herë materiale procedurale në Prokurori, për shkelje të konstatuara në këtë objekt.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të ngarkuara për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme dhe krimeve kundër mjedisit në tërësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.