Kjo grua nuk ka nevojë për fjalë ngushëllimi se me qëndrimin e saj po ngushëllon një shoqëri të tërë në koma!
Elona Caslli

Individualisht
Do të marr informacion se kur zhvillohet seanca tjetër e gjyqit në Korçë. Datën dhe orën. Do t’i hipi autobusit që më çon në Pogradec dhe do të jem një prani e heshtur pranë kësaj gruaje që sot po jep një shembull të fortë qëndrese. Them prani e heshtur sepse kjo histori tragjike nuk ka nevojë për deklarata mediatike. E vërteta është tragjikisht lakuriq. Kjo grua nuk ka nevojë për fjalë ngushëllimi se me qëndrimin e saj po ngushëllon një shoqëri të tërë në koma.
Ne kemi nevojë për këtë grua dhe për forcën e saj. Kemi nevojë për të qenë të heshtur pranë saj, për t’i përsëritur vetes se vrasja në zemër të qytetit në mes të ditës nga i forti me pushtet nuk mund të jetë një ” vrasje padashje”.
Post Scriptum- Prania është revoltë dhe revolta është prani.
https://publik.al/luljeta-kolonja-gjyqtarja-qe-e-quajti-krimin-ndaj-eglit-si-vrasje-nga-pakujdesia/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



