E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreshnik Çollaku/ Ambasada e rendesishme mesazh Rames…
Politikë

Kreshnik Çollaku/ Ambasada e rendesishme mesazh Rames…

Besojme se Rama, nuk do ta pengojë drejtësinë, në të kundërt ai do të gjendet përpara të papriturave të pakëndëshme”

Mesazh i oreve te vona e nje ambasade te rendesishme drejtuar Kryeministrit :
“Ne besojmë se kryeministri do ta mbajë premtimin që na ka dhënë prej kohësh dhe nuk do ta pengojë drejtësinë, në të kundërt ai do të gjendet përpara të papriturave të pakëndëshme” ,- shkruan Kreshnik Çollaku qe  drejton  Departamentin e Politikes se Jashtme ne PD.

Edi Rama shkruajti në profilin e tij në Facebook: “Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT. Derinëfund”.

Ambasadat kryesore të huaja, sidomos njëra e një vendi shumë mik, janë skandalizuar nga mënyra se si ndërhyri kryeministri Rama gjatë kohës se shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë për Saimir Tahirin.

Pra mesazhi i kryeministrit shkoi në momentin kur diskutohet në Këshillin e Mandatëve për kërkesën e prokurorisë për Saimir Tahirin. Kushdo të kuptojë e merr vesh se vendimi është marrë: PS do votojë kundër kërkesës së Prokurorisë.

Ndërhyrja e kryeministrit në një moment kur akoma nuk është votuar përfundimisht, duket qartë se vendimi në PS mbetet kundër prokurorisë. Natyrisht që pas këshillit të mandatëve radha i vjen seancës plenare. Asnjeri nuk mund të quhet i fajshëm pa vendim të gjykatës së formës së prerë, por kjo nuk duhet të pengojë drejtësinë të kryejë detyrën e saj.

Pas mbylljes së dyerve për mediat, mësohet se prokuroria e ka vënë Saimir Tahirin përballë provave të reja. Në rinisje të mbledhjes, Tahiri nuk kërkoi më prova, madje nuk foli fare. Në emër të ish Ministrit të Brendshëm, foli avokati i tij, Artan Hajdari i cili kërkoi 3 ditë kohë për t’u mbrojtur. Enkelejd Alibeaj tha se ky nuk ishte proces gjyqësor, ndaj parlamenti duhej të merrte një vendim. Nga ana tjetër socialistët kërkojnë t’i japin akoma më shumë kohë Tahirit për t’u mbrojtur. Bledi Çuçi tha se Tahirit duhet t’i jepet më shumë kohë, pasi po përballet me një akuzë të fortë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.