E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klodian Allajbeu i “Spitalit Amerikan” përfundon në SPAK
Lajme

Klodian Allajbeu i “Spitalit Amerikan” përfundon në SPAK

Drejtuesi ekzekutiv i Spitali Amerikan, Klodian Allajbeu, është paraqitur mesditën e kësaj të marte në ambientet e SPAK.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyen e thirrjes së tij nga Prokuroria e Posaçme. Megjithatë, burime jozyrtare bëjnë me dije se paraqitja e Allajbeut mund të lidhet me hetimet që po zhvillohen për koncesionet në sektorin e shëndetësisë.

Pak javë më parë, hetues të Byroja Kombëtare e Hetimit dhe të SPAK kanë ushtruar kontrolle dhe kanë kryer sekuestrime në zyrat e kompanisë “Evita” sh.p.k., e cila rezulton në pronësi të Klodian Allajbeut, si edhe në ambientet e Spitalit Amerikan.

Gjatë kontrolleve janë marrë disa pajisje elektronike, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe telefoni personal i drejtuesit të Spitalit Amerikan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.