E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLSH: Një tjetër pakt mes PS dhe PD për kontrollin e Institucioneve të Pavarura
Lajme

KLSH: Një tjetër pakt mes PS dhe PD për kontrollin e Institucioneve të Pavarura

Naim Noka

Pas miratimit të Reformës Zgjedhore për lista të mbyllura, PS dhe PD kanë arritur një tjetër marrëveshje, këtë herë për të vendosur nën kontroll Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH). Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi pa zhurmë politike dhe mediatike ngritjen e Komisionit për mbikëqyrjen e KLSH-së. Ky komision u votua me 90 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër.

Përbërja e komisionit do të jetë e ngjashme me dy Komisionet Hetimore që mazhoranca “dhuroi” opozitës në këmbim të fikjes së flakadanëve në Kuvend dhe për të marrë një rrogë shtesë. Kryetari i komisionit do të jetë nga PD, ndërsa shumicën e anëtarëve do ta ketë PS. Thënë ndryshe, demokratët do të drejtojnë atë që do vendosë shumica socialiste. Kryetare do të jetë Emilia Koliqi (PD), nënkryetare Eslenvera Zake (PS), dhe anëtarë do jenë Alban Xhelili (PS), Pranvera Resulaj (PS), Sorina Koti (PD).

Kreu i KLSH, Arben Shehu duke dale nga nje seance parlamentare

Qëllimi i këtij komisioni është i qartë: të vendoset nën kontroll dhe presion KLSH. Kjo u bë e dukshme dhe në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, ku drejtuesi Eduart Shalsi thirri për herë të katërt kreun e KLSH, Arben Shehun, duke i kërkuar llogari për kapjen në shkelje dhe kërkesën për shkarkimin e drejtoreshës së Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbin. Shalsi madje ftoi në komision Dhëmbin për t’u justifikuar, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Nuk kanë fund skandalet e mazhorancës kur vjen puna te Kontrolli i Lartë i Shtetit. Organi i drejtuar nga Arben Shehu, është i vetmi që ka treguar e zeza mbi të bardhë se ku dhe si vidhet nga kjo qeveri.

Audituesit e KLSH, kanë gjetur miliona lekë të grabitura në të gjitha institucionet. Shumë drejtorë dhe kryebashkiakë janë pas hekurave sepse i ka denoncuar KLSH. Kjo nuk po kapërdihet nga mazhoranca, e cila nisi një luftë frontale ndaj tij. Ai që po përdoret si zar është padyshim Eduard Shalsi, por duket se në lojë janë Lindita Nikolla dhe shumë të tjerë.

Shalsi trajtoi kreun dhe përfaqësuesit e KLSH në mënyrë injoruese dhe poshtëruese, edhe në rastin e raportimit për skandalin e ushqimeve të kontaminuara të AKU apo dhe të institucioneve të tjera. KLSH nuk është institucion i pakritikueshëm, por puna e tij është e padiskutueshme në raste si inceneratorët apo skandale të tjera, ku akuzat e SPAK për zyrtarë të lartë janë bazuar në raportet e këtij institucioni.

Vendosja e KLSH nën hyqmin e mazhorancës është një hap drejt uzurpimit të kompetencave të institucioneve të pavarura dhe atyre të drejtësisë. Komisioni i Posaçëm që drejtohet nga Fatmir Xhafa ka nisur punën për kontrollimin e SPAK, duke lënë bosh vendet e deputetëve të opozitës.

Pas konsensusit për aministinë e të dënuarve nga Gjykata e Posaçme, pseudoreformës dhe listave të hapura, dhe komisionit për kontrollin e KLSH, pritet që në shtator PD dhe PS të angazhohen për të kontrolluar SPAK.

E gjitha kjo mund të konsiderohet “normale” kur organizohet dhe zbatohet nga një mazhorancë e korruptuar. Por kur opozita bashkon votat në këtë proces, atëherë asgje e mirë  nuk i  pret shqiptarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.