E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KM ka në fyt thikën që kishte dëshmitarja e Belës
Lajme

KM ka në fyt thikën që kishte dëshmitarja e Belës

Çekuilibri i kryeministrit në konferencë për median është gjithnjë e më i thelluar, në adresë të shkarjeve kanosëse dhe ligjshkelëse, duke shënuar alarmin e dosjeve që kanë mbërritur në zyrën dhe banesën e tij. Duke qenë gjithëkontrollues i shtypit në masën dërrmuese, me përjashtime të pakta, Rama ndjen se ka ende vatra të medias që sjellin transparencë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, me të cilin është lidhur ky kabinet ekzekutiv i drejtuar prej tij. Hallin e sotëm e përmendi disa herë, duke përmendur televizionet Syri TV dhe News24.

Madje kryeprokuroi-gjyqtar-kokë-ministri kishte dijeni se po hetohet atje, në prokurori. Tek ata “të paaftët”, sipas tij, të cilët nuk kishin haber se sa e ndershme ishte Balluku. Ata prokurorë e gjyqtarë, të mbyllur në një zyrë për të përndjekur kryeministreshën e tij heroinë. Ky narkonjeri.

Në raportet e kësaj dekade, pastrimi i parave në Shqipëri ka shënjestruar shtigjet e ofruara nga qeverisja, në krye të së cilës është Edi Rama.

Ka pastruar me Charles, me biznese dhe me gjobëvënie?

Me inceneratorët?

Me portet?

Me tunelet, Llogarën, Rrugën e Arbërit?

Me anijet bangladeshase të energjisë në Vlorë?

Me tenderët e rrugëve dhe të energjisë?

Me investitorët strategjikë nga bota e trafikut të drogës?

Pastron me rusë, me kinezë, duke dalë nga boshti i NATO-s?

Pa lënë mënjanë tenderët për vendet arabe dhe kompani izraelite, të cilat më shumë shërbejnë për lobingje në favor të Ramës, por marrin biznese të dedikuara nën hyqmin e kryeministrit. A janë zbardhur hetime në këto pirgje parash publike?

Janë afro 12 miliardë euro në filtër hetimi, të kavërdisura nga duart e të pandehurve të qeverisë.

A është hetuar Olsi për pastrim parash, pasi është përmendur gjatë në dosjen e laboratorit të kokainës së “Xibrakës”? Një dosje e nxehtë gjermane, e dekonspiruar në Tiranë dhe e shkatërruar me mosveprime hetimore për shkak të këtyre emrave?

Dhe si person i lidhur, sipas ligjit antimafia, për këtë duhet të kishte përfunduar një hetim edhe për Edi Ramën.

Investimet strategjike të trafikantëve të kokainës dhe koncesionet, shumëkatëshet e emrave të botës së krimit, lejet e të cilëve kanë kaluar nga firma e kryeministrit, a janë hetuar për pastrim parash? Dhe cili është vendi i Ramës në përgjegjësinë penale?

Po organizata kriminale AKSHI, me akuzë zyrtare nga SPAK, qarkulluese e qindra milionë eurove dhe e të dhënave të sigurisë kombëtare, ku përmendet edhe familja e kryeministrit, a ka një hetim alarmues për pastrim apo fshehje parash?

Këtë individ e ka zënë peng mafia. Ai nuk ikën dot nga kanosjet e saj. Edhe ministresha ish-zëvendëse ka material shantazhues ndaj tij.

Dhe turfullimi i tij është shpërthyer si pasojë ndaj gjithkujt. Në mbledhjet e grupit, mediat sjellin copëza të kanosjes ndaj të vetëve, ndërsa u ulëriste:
“Ju jeni askushi. Po ika unë, PS shkon për lesh. Unë ju mbaj në pushtet prej katër mandatesh. Kush më del kundër do ta sakatoj.”

Pa harruar 25 videot e zyrës së infrastrukturës dhe energjisë, të gatshme për të shpërthyer nëpër media nëse kryeministri lëkundet nga mbrojtja ndaj të pandehurve. Apo shtëpinë e përditshme “shitna sot”, e të tjera në rrugë për të bërë transparencën në përballjen luftarake të Ramës me drejtësinë.

Dhe ajo çka Rama shprehu edhe në shfajësimin ndaj Ballukut ishte thika në fytin e dëshmitares, duke dekonspiruar pjesë të përgjimeve të SPAK. Thika e vënë në fyt dëshmitares nga e pandehura, për të mundësuar ndërrimin e dëshmisë në favor të saj.

Ajo thikë është edhe në fytin e Ramës. Ndoshta janë edhe duar bandash të krimit të organizuar, siç po hetohet, që bashkë me të pandehurën ia zmadhojnë Ramës thikën dhe frikën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.