E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komandant, na thuaj cilat revista, gazeta e portale duhet të lexojmë!
Lajme

Komandant, na thuaj cilat revista, gazeta e portale duhet të lexojmë!

Teksa pija kafen e mëngjesit, lexoja Forbes.

 Më del përpara artikulli me titull “Vendet me ujërat më të pastra të notueshme në Europë, të renditura sipas raportit të fundit”.

E hap me bindjen se Shqipëria në mos e para, do të ishte në 5-shen e parë!

Teksa ulesha më poshtë në renditje, nuk e gjeta as të 10-en.

(Në një raport të fundit të publikuar nga revista prestigjioze Forbes, Shqipëria është renditur në vendin e fundit për sa i përket pastrisë së ujërave të detit.

Ky lajm duhet absolutisht të ngjallë shqetësim të madh mes qytetarëve, ekspertëve të mjedisit dhe autoriteteve vendore, dhe duhet të ngrihen pyetje serioze mbi përkushtimin e vendit tonë për sigurinë e ujërave ku çdo vit lahen mijëra pushues..

Më poshtë gjendet e pasqyruar rënditja e bërë nga Forbes:

Renditur: Ujërat bregdetare më të pastra të Evropës

1. Kroacia (894 trupa ujorë) – 99.1%

2. Qipro (123 trupa ujorë) – 97.6%

3. Greqia (1728 trupa ujorë) – 95,8%

4. Slloveni (21 trupa ujorë) – 95.2%

5. Belgjika (41 trupa ujorë) – 94.6% (barazim)

5. Bullgaria (92 trupa ujorë) – 94,6% (barazim)

7. Danimarka (920 trupa ujorë) – 93.9%

8. Spanja (1994 trupat ujorë) – 92.2%

9. Malta (87 trupa ujorë) – 92%

10. Portugalia (509 trupa ujorë) – 91.9%

11. Itali (4853 trupa ujorë) – 90.6%

12. Gjermani (362 trupa ujorë) – 87.6%

13. Lituania (16 trupa ujorë) – 87,5%

14. Holanda (91 trupa uji) – 80.2%

15. Letonia (33 trupa ujorë) – 78.8%

16. Francë (2075 trupa ujorë) – 76.3% (barazim)

16. Irlandë (139 trupa ujorë) – 76.3% (barazim)

18. Rumania (49 trupa ujorë) – 69.4%

19. Suedi (263 trupa ujorë) – 68.4%

20. Finlanda (78 trupa ujorë) – 65.4%

21. Polonia (187 trupa ujorë) – 55.1%

22. Estonia (30 trupa ujorë) – 46.7%

23. Shqipëria (113 trupa ujorë) – 41.6%

trupa ujorë) – 62.5%)

Për zhgënjimin tim Shqipëria Jonë ishte e fundit

pastërtinë e ujrave të plazheve

të notueshme bregdetare, po ashtu e fundit për pastërtinë e ujërave të notueshme në liqene e lumenj.

Këto të Forbes, edhe ata të paditurit që kanë shkruar raportin, pa mëdyshje i klasifikova tek sabotuesit e ziliqarët e  mbrekullisë së fundit turistike në Europë.

Pas këtij zhgënjimi, Forbes-in do ta braktis. Por çfarë ta lexoj?

Kështu Komandat, që të mos dizinformohemi lart e poshtë, merre edhe një herë mundimin, prishi pushimet e na listo gazetat, revistat, portalet që qeveria paguhen për të shkruar mbi “Mbrekullinë Shqiptare”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.