E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni për ‘Zgjedhoren’, Shehaj nxjerr bllof PS-në dhe PD-në
Lajme

Komisioni për ‘Zgjedhoren’, Shehaj nxjerr bllof PS-në dhe PD-në

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj lajmeve që qarkulluan së fundmi se mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste është arritur një marrëveshje për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Shehaj e cilësoi lajmin si një “fake news të pastër”, duke theksuar se as ai dhe as forca që ai drejton nuk janë kontaktuar nga askush për një dakordësi të tillë.

“Ju nga jeni në dijeni që është arritur kjo dakordësi? Është lajm fake kudo! Mediat e sponsorizuara e kanë dhënë. Na kanë marrë dhe foton e Tom Doshit dhe e kanë vendosur timen, duke thënë se këta të dy janë njësoj. Kjo është propagandë e pastër,” – tha Shehaj.

Kreu i “Mundësisë” shtoi se disa media, me ose pa dashje, nuk verifikojnë informacionet, duke përhapur lajme të pavërteta.

“Ky është një lajm totalisht fake. Është gënjeshtër. BIRN ka bërë një lajm të saktë, ku thuhet se partitë e reja, përfshirë edhe ‘Mundësinë’, janë përjashtuar nga diskutimet. Ndërsa këto që qarkullojnë janë mashtrime për të manipuluar publikun,” – deklaroi ai.

Shehaj theksoi se opozitës jashtë strukturës së vjetër të PD-së i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në debatet parlamentare dhe në procesin e reformës.

“Në dy muaj opozitës nuk i është dhënë fjala në Kuvend. Po na mohohet një e drejtë që na takon,” – përfundoi Shehaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.