Konflikti me pagat, Gjykata e Durrësit merr rrogat me rritje
Pas rreth 15 ditësh nga vendimi për sigurimin e padisë në Gjykatën Administrative, Gjykata e Durrësit ka arritur të marrë pagat, përfshirë edhe vlerat e rritura.
Burime për mediat bëjnë me dije se pagat janë kaluar me masën e re të përcaktuar, pavarësisht se një pjesë dërrmuese e gjykatave dhe prokurorive në vend kanë pretenduar të njëjtën të drejtë dhe, deri tani, nuk kanë arritur të përfitojnë nga rritja.
Në këtë situatë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila gjithashtu ka përfituar sigurim padie, vijon të jetë në pritje të ekzekutimit të pagave të rritura.
Çështja lidhet me zbatimin e vendimeve për rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë dhe mënyrën se si ato po ekzekutohen për institucionet që kanë ndjekur rrugën gjyqësore për garantimin e të drejtës së pretenduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



