E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konkursi sa për sy e faqe, Rama e ka caktuar me kohë  drejtorin e Policisë së Shtetit
Lajme

Konkursi sa për sy e faqe, Rama e ka caktuar me kohë drejtorin e Policisë së Shtetit

Në Shqipëri, zgjedhja e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit është kthyer në një farsë, ku një proces që duhet të ishte i qartë dhe transparent, duket më shumë si një tender i mbuluar me dilema. Pyetja që shtrohet është nëse ky është vërtet një proces përzgjedhjeje bazuar në aftësi dhe integritet, apo një tjetër skemë që zhvillohet në zyrat e Kryeministrit, ku burokracia dhe procedurat janë thjesht një fasadë për një vendim që tashmë është marrë.

Situata kriminale në vend ka arritur një nivel që sfidon çdo formë kontrolli shtetëror, me krimin që ka infiltruar dhe ka marrë nën kontroll institucione të cilat duhet të garantojnë rendin dhe sigurinë. Kur brenda një mandati të vetëm ndërrohen katër deri në pesë drejtorë të policisë, kjo nuk është thjesht një rotacion normal; është një tregues i qartë i krizës që ka pllakosur strukturat e rendit. Largimi i Gledis Nanos dhe Ardi Veliut, të dy të përfshirë në akuzat për presionet e bandave, është vetëm një shembull i asaj që ndodh pas perdeve të sistemit.

Çdo herë që emërohet një drejtor i ri, bëhet një garë publike për të krijuar idenë e një procesi të hapur dhe të ndershëm. Megjithatë, të gjithë e dinë se zgjedhja është një formalitet, pasi vendimet e vërteta merren në rrethin e ngushtë të Kryeministrit. Kjo “garë” nuk është asgjë tjetër veçse një manovër për të mbajtur të kënaqur elektoratin dhe për të siguruar që banda e lidhur me pushtetin të vazhdojë të operojë e patrazuar.

A mund të besojmë në një garë të vërtetë për drejtuesin e policisë kur Kryeministri është njeriu që orkestron gjithçka? Kur ministri i Brendshëm duket më shumë si një figurë periferike, pa ndonjë ndikim të vërtetë në këtë proces? Kryeministri ka krijuar një sistem ku bandat dhe politikanët që bashkëpunojnë me ta, ndihen të mbrojtur dhe të sigurt që mund të veprojnë pa frikë nga ndëshkimi.

Është absurde të mendojmë se do të ketë një ndryshim të vërtetë në qasjen e policisë kur çdo përpjekje për të luftuar krimin bie ndesh me interesat e pushtetit. Në një vend ku dosjet e krimit qëndrojnë të pahetuara dhe të pandëshkuara, është qesharake të pretendohet se ky proces do të sjellë ndonjë ndryshim real.

Pra, zgjedhja e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit nuk është asgjë tjetër veçse një tjetër akt në teatrin politik shqiptar, ku rolet kryesore i luajnë ata që kontrollojnë pushtetin nga prapaskena. Dhe për sa kohë që ky sistem vazhdon të funksionojë kështu, do të vazhdojmë të shohim ndërrime të shpeshta të drejtuesve të policisë, pa ndonjë përmirësim të vërtetë në rendin dhe sigurinë e vendit.

Emrat  që konkurojnë

Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Ardian Çipa
Gentjan Shehaj
Hajrulla Xhivini
Ibrahim Disha
Idajet Faskaj
Ilir Proda
Lutfi Minxhozi
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Sami Rasha
Shemsi Prençi
Skënder Hita

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.