Korça zbardhet nga bora, trashësia e saj arrin deri në 25 cm
Edhe pse kalendari shënon 1 prill dhe pritet ardhja e pranverës, moti në qarkun e Korçës ka marrë një kthesë të papritur, duke rikthyer atmosferën dimërore.
Gjatë orëve të fundit, reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore, duke mbuluar me shtresë të bardhë disa prej akseve rrugore. Situata paraqitet më e theksuar në segmentin Boboshticë–Dardhë, ku trashësia e dëborës arrin deri në 20–25 centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Pavarësisht kushteve, autoritetet janë angazhuar në terren për të mbajtur rrugët funksionale. Kontraktorët po punojnë intensivisht për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e akseve, me qëllim shmangien e aksidenteve dhe lehtësimin e lëvizjes për banorët dhe vizitorët.
Kjo rikthim i papritur i dimrit në mes të pranverës sjell edhe njëherë në vëmendje paqëndrueshmërinë e kushteve atmosferike në zonat malore të vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



