Korçë ,1 polic i vdekur tre të plagosur nga aksidenti rrugor
Ktheheshin nga aksioni anti-kanabis, 1 polic i vdekur tre të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Fitore të rrethit Devoll.
Policia e Korçës bën me dije se mjeti tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë Lorent Duli 27 vjeç, si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.
Punonjësit e policisë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



