E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë, 9 persona të arrestuar nga sherri në lokal
Lajme

Korçë, 9 persona të arrestuar nga sherri në lokal

Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje. Nga informacionet e deri tanishme, sherri masiv ka përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.

Pas kësaj, tre autorët e shoqëruar dyshohet se kanë nxjerrë mjet prerës.

Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv.

Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja ka ardhur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.