Kosova dështon në tentativën e 21-të për konstituimin e Kuvendit

Sot ka dështuar  edhe  përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Vetëvendosja ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por nuk i ka siguruar votat e nevojshme.

Kjo parti nuk ka hequr dorë nga propozimi dhe ka shprehur qëndrimin se votat do të sigurohen, nëpërmjet votimit të fshehtë.

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas, në vizitën e saj të parë në Kosovë këtë javë, u bëri thirrje liderëve politikë të arrijnë zgjidhje për dalje nga ngërçi i krijuar politik dhe ecjen përpara të vendit.

Publikuar nga Publik Media