Video/Policët marrin në shënjestër me kallash banorët e Thethit
Në kulmin e sezonit turistik, ndërsa Shqipëria përpiqet t’u shesë të huajve imazhin e “Maldivet e Europës”, shteti vendos të bëjë PR me armë automatike.
Pamje të frikshme vijnë nga Thethi, ku policët e dërguar për të zbatuar një aksion të IKMT-së janë filmuar duke marrë në shënjestër me kallashnikove banorët – në mes të fshatit, në mes të ditës, në mes të turistëve.
Në vend që të flitej për bukuritë natyrore, mikpritjen alpine dhe turistët që mbushin shtigjet malore, Thethi sot është në qendër të vëmendjes për arsye krejt të tjera: përplasje me armë, molotovë dhe tensione mes banorëve dhe forcave të rendit.
Situata agravoi sot kur në përplasjet mes banorëve dhe forcave të rendit, u përdorën edhe mjete të rrezikshme si molotovë, ndërsa në pamjet e shpërndara në rrjet shihen policë të armatosur me kallashnikovë që përballen me qytetarët. Zyrtari i lartë i IKMT-së Fatmir Metaj ka shpërthyer në ofendime dhe sharje kundrejt banorëve të Thethit. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Metaj i hipur mbi fadromën e punës, ka nisur një seri sharjesh ndaj banorëve që kanë hedhur molotov kundrejt urës prej druri në Theth.
Ndërkohë që turistët e tmerruar ja kishin krisur vrapit larg plumbave, dikush në Tiranë duket se po mendon se me të njëjtën dorë mund të bëjë edhe promovim për turizmin malor, edhe “shtet të fortë” me armë.
Një sugjerim për Zyrën e Turizmit: herën tjetër që dërgoni çantat me dhurata për gazetarët e huaj që shkruajnë për “perlat” shqiptare, mos harroni t’ua përmendni dhe këtë detaj: “Këshillohet ardhja me antiplumb – për çdo rast, se mund të hani ndonjë plumb qorr btheve nga ndonjë polic i Prodes.”**
Mirë se vini në Theth. Mos harroni të ulni kokën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



