Kosovë, rezultatet perfundimtare/ Numërohen 99,08% e votave, nuk ka ndryshim të rezultateve
Numërohen 99,08% e votave
Tani kur numërimi i votave të rregullta po shkon drejt fundit, është qartësuar pozicionimi i partive dhe grupimeve politike, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Deri tani kur janë numëruar 99,08 për qind të votave të rregullta, shkruan Gazeta Express.
Koalicioni PAN, edhe pse me një rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2014, ka dalë i pari, me 34, 07 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka garuar e vetme në këto zgjedhje, që ka të nominuar për kryeministër Albin Kurtin, ka fituar 27,03 për qind të votave.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, që në këto zgjedhje ka garuar në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës, del të jetë renditur e treta me 25,74 për qind të votave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



