
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka u konfirmua në detyrë të martën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Gjatë seancës dëgjimore Caka dha shpjegime për dy barra prove në kriterin e pasurisë dhe dy gjetje të tjera në aspektin profesional. Caka mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.
Procesi i vetingut për gjyqtarin Caka u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova