E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Interi në finale
Flash

Interi në finale

Interi trondit Barcelonën pas shtesave dhe siguron finalen!

Një përballje epike, një sfidë që do të kujtohet gjatë në historinë e Ligës së Kampioneve: Interi ka mposhtur Barcelonën pas kohës shtesë dhe ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe të kompeticionit.

Interi është kualifikuar për në finalen e Champions League. Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, edhe akti i dytë u mbyll në të njëjtat shifra, ndërkohë për të përcaktuar fituesin u desh koha shtesë.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që u hodhën menjëherë në sulm.

Për të ardhur te goli, zikaltërit “rrëmbyen” një top para zonë, me Dumfries që shërbeu mjaft mirë për Lautaron, i cili e kishte lojë fëmijësh që të shënonte.

Katalanasit provuan të reagojnë, por hasën mjaft vështirësi. Në fundin e pjesës së parë, Mkhitaryan fillimisht dhe më pas Çalhanoglu shkaktuan “dridhërima” teksa iu afruan golit të dytë.
Nuk kishte mbaruar ende asgjë nga ky fraksion i çmendur, pasi të besuarit e Inzaghit fitojnë penallti pas një pengimi të Lautaros, me 11-metërshin që u përkthye në gol nga Calhanoglu.
Ekipi i Flick u fut në lojë në fillimin e pjesës së dytë me golin e Garcia. Për të barazuar shifrat mendoi Olmo. Raphinha përmbysi ndeshjen por në limite Acerbi dërgoi ndeshjen në shtesë. Në shtesë, Interi ia doli me golin e Frattesit. Në finale, italianët presin fituesin e Psg-Arsenal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.