KQZ certifikon rezultatin e 11 majit për 12 qarqet!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot tabelat përmbledhëse për 3 qarqet e fundit sa i përket rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.

Kreu Ilirjan Celibashi miratoi sot rezultatet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, duke përmbyllur certifikimin e zgjedhjeve për 12 qarqet e vendit.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet duke marrë 83 mandate në parlamentin e ri, opozita PD-ASHM mori vetëm 50 deputetë.

Sakaq mandatet e tjera ndahen: tre i përkasin PSD, 2 Partia Mundësia, 1 Nisma “Shqipëria Bëhet” dhe 1 Lëvizja Bashkë.

Postimi i KQZ: 

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Tiranë

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 164.316 vota
  2. Lëvizja Bashkë ka marrë 13.381 vota
  3. Lëvizja Atdheu ka marrë 836 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 8.992 vota
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 230.157 vota
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 16.520 vota
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 1.318 vota
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 570 vota
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 2.066 vota
  10. Partia Mundësia ka marrë 23.650 vota
  11. Partia Socialdemokrate ka marrë 14.781 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Durrës

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 58.978 vota
  2. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.995 vota
  3. Lëvizja Atdheu ka marrë 342 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1.369 vota
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 84.028 vota
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4.652 vota
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 371 vota
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 59 vota
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1.004 vota
  10. Partia Mundësia ka marrë 4.100 vota
  11. Partia Socialdemokrate ka marrë 414 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Elbasan

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 42.519 vota
  2. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.543 vota
  3. Lëvizja Atdheu ka marrë 173 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 2.436 vota
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 93.765 vota
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 6.302 vota
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 359 vota
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 60 vota
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 417 vota
  10. Partia Mundësia ka marrë 3.267 vota
  11. Partia Socialdemokrate ka marrë 1.858 vota

Publikuar nga Publik Media