Krenaria e Albert Halilit: Një burg në fshatin e lindjes !
Mbasi na ndërtuan Aeroportin, Stadiumin e Ri, mbasi na vendosën një tra në Rrugën e Kombit, mbasi ndërtuan një urë që sot e kësaj dite funksionon gjysmake; mbasi i shpopulluan të gjitha fshatrat sepse nuk u asfaltuan kurrë një rrugë, nuk u mirëmbajt një shkollë, nuk u ndërtua një kopsht a një qendër shëndetësore…
Mbasi nuk lanë ujë pa futur në tuba dhe mbasi qyteti i Kukësit është totalisht i braktisur – saqë kur gjendesh aty të shkon mendja se je në varreza – qeveria ka vendosur më në fund të ndërtojë në Kukës një vepër strategjike:
Një burg! Po, po, një burg modern.
Çfarë është edhe më therëse në këtë projekt: paskësh qenë premtim i Kryetarit të Bashkisë Kukës ndërtimi i një burgu! Sot Kukësi paska një kryetar bashkie që ka lobuar shumë fort për të sjellë në Bicaj “investimin e jetës”.
Një burg! Ka çuar projektin e ndërtimit të një burgu në fshatin e tij të lindjes, në Bicaj!

Wow, respekt! 200 vende të reja pune për lumjanët dhe një burg që do të mbetet në memorien e popullit lumjan, të cilin ua solli djali i tyre. Nuk ka krenari më të madhe, nuk do të ketë përmendore më të bukur për këtë kryetar! E nëse i shtojmë këtu edhe përpjekjet e tij për të ndërtuar një pikë strategjike grumbullimi plehrash në Përbreg… 💚
Qeveria e Shqipërisë do të ndërtojë një BURG në Kukës me vlerë 6.4 milionë euro 💶. Çdokund në Shqipëri janë ndërtuar burgje dhe sot janë mbi kapacitetin e tyre, prandaj nevojiten të reja. Sepse strategjia e një qeverie hajdute nuk mendon për emancipimin e shoqërisë me shkolla, libra e universitete, por me burgje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



