Kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, paraqitet në SPAK
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe aktualisht drejtues i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur së fundmi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Burime bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që Verdho thirret nga SPAK, duke shtuar interesin mbi arsyet e këtyre paraqitjeve të përsëritura. Ai ka qenë i pranishëm në të njëjtin institucion edhe më 21 maj, në një seancë që zgjati disa orë.
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi çështjen konkrete për të cilën po kryhen verifikimet. Nuk dihet nëse interesimi i prokurorëve lidhet me detyrën e tij aktuale në sektorin hekurudhor apo me periudhën kur drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar, ku janë zhvilluar disa procedura tenderuese me vlerë të konsiderueshme.
Paraqitja e tij në SPAK vjen në një kohë kur ky institucion ka intensifikuar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish-funksionarëve publikë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse kjo paraqitje do të pasohet me zhvillime të tjera procedurale apo masa konkrete nga organi i akuzës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



